Skip to content

Detaje tronditëse nga aksidenti në Tiranë, vajza e përplasur nga automjeti luksoz mbi trotuar rezulton shtatzënë

Detaje të tjera bëhen me dije rreth aksidentit të rëndë që ndodhi para pak minutash në Tiranë, ku u plagos rëndë një kalimtare rreth të 30-tave.

Mësohet se 30-vjeçarja, identiteti i të cilës nuk bëhet ende me dije, rezulton të jetë shtatzanë.

30-vjeçarja u plagos nga dalja nga rruga dhe përfundimi mbi trotuar i një automjeti tip “Benz” , në drejtimin e të cilit ndodhej një 19-vjeçar.

Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit ndërkohë që e plagosura është transportuar në spital, ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

/faxweb