Skip to content

Takimi i liderve BP në Tiranë, anëtari i LVV-së ngre akuza të forta për Ramën: Dëshiron të ringjallë Jugosllavinë

Elvis Hoxha, anëtar i LVV-së deklaroi se kryeministri Edi Rama dëshiron ringjalljen e Jugosllavisë.

Hoxha thotë se nuk e dëgjojnë njëri tjetrin as Rama e as Bërnabiçi në lidhje me Kosovën. Sipas tij të dy mbrojnë autorësinë e mini-shengenit.

“Edi Rama nuk dëgjon se çfarë thotë Bernabiçi në lidhje me Kosovën. Bernabiçi nuk e dëgjon Ramën se ç’i kërkon në lidhje me Kosovën. Por si Rama edhe Vuçiçi mbrojnë secili autorësinë e mini-shengenit. Madje Rama deklaron se jemi vonë.

Rama duhet të kuptojë se Serbia është vonë përsani takon njohjes së Kosovës. Por nuk kemi asnjë detyrim të ribëjmë Jugosllavinë”, ka shkruar Hoxha.

 

/faxweb