Mos më humb idenë më ça njerëz që do të futen si pula në sallë më datë 9 shtator. Nevojat elektorale të PD deri në 13 qershor i dimë të gjithë, janë të lutur që të përdorin arsenalin e sharjeve dhe fyerjeve. Jam duke bërë gati një padi ndaj Bashës për çështje apo akuza të pavërteta që ka hedhur ndaj meje para disa ditësh në Elbasan për nevojat që i duhen atij. PD mund të votojë për Bashën në Elbasan duke më sulmuar mua, skam dyshim. Por le të jetë gjykata që të shprehet për këto akuza. Rasti i shkarkimit të presidenti është qesharak në Kushtetutën tonë. Kemi nevojë për disa reforma të rëndësishme. Në rast se në Senatin Amerikan ke 65 vota ose 66 presidenti amerikan është i shkarkuar. Në zgjedhjet e ardhshme duhet të shkojmë me një reformë politike me një parlament të vogël, ndoshta me 101 anëtarë. Dhe të diskutojmë për çështej të tjera që lidhen me përmirësimin e kodit zgjedhor. Historia e partive që vetë votohen dhe vetë numërojnë duhet të përfundojë dhe këto duhet të jenë zgjedhjet e fundit. Mendoj se PD duhet të kuptojë se zgjedhjet e 25 prillit kanë përfunduar. Që Lulzim Basha do të rikonfirmohet në krye të PD sa kohë që njërit kandidat nuk i lejohen anëtarët për numërim se s’janë të partisë. Nëse mendon se në PD po zhvillohen zgjedhjet. Do ishte e pandershme! Që të thoja se jam mbështetës i Lulzim Bashës.
…
/faxweb
