Çdo organ dhe ind në trup ka nevojë për oksigjen që të funksionojë. Qelizat e kuqe të gjakut ndihmojnë në transportimin e oksigjenit nga mushkëritë në pjesën tjetër të trupit.
Nëse vuani nga anemia, në trup nuk ka mjaftueshëm nga këto qeliza të gjakut.Ju mund të zhvilloni anemi kur trupi ka mungesë të hekurit. Kjo lëndë ushqyese është e nevojshme për prodhimin e hemoglobinës – proteina që ndihmon qelizat e kuqe të gjakut të transportojnë oksigjenin.
Pa mjaftueshëm oksigjen në trup ju do të ndiheni të lodhur, të dobët dhe keni vështirësi në frymëmarrje.Çfarë e shkakton aneminë si pasojë e mungesës së hekurit?
Mund të shfaqet nëse ju nuk konsumoni mjaftueshëm ushqime që përmbajnë hekur, trupi nuk e absorbon mirë hekurin, mund të humbisni shumë hekur nëpërmjet gjakut ose jeni shtatzënë.
Dieta është e ulët në hekur. Doza e hekurit varet nga mosha dhe gjinia. Meshkujt kanë nevojë për të paktën 8 miligramë në ditë. Gratë e moshës 50 vjeç dhe më të reja kanë nevojë më shumë – 18 mg.Trupi nuk mund ta absorbojë hekurin. Hekuri i përftuar nga ushqimet absorbohet në zorrën e hollë. Gjendje shëndetësore si sëmundja celiake, koliti ulcerativ ose sëmundja Crohn mund të vështirësojnë absorbimin e hekurit nga zorrët. Ilaçet e përdorura për të ulur nivelet e acidit në stomak mund të ndikojnë në mënyrën si trupi absorbon hekurin.Hemorragji. Disa gjendje mund të shkaktojnë hemorragji në trup, si:Ulcer peptike
Hernie
Fibrozë uterine
Polipe në zorrë
Gratë që kanë gjakderdhje të shumtë gjatë ciklit menstrual mund të zhvillojnë mungesë të hekurit. Dëmtimet dhe dhurimet e shpeshta të gjakut gjithashtu mund të shkaktojnë mungesë së tij.Shtatzënia. Gjatë shtatzënisë gruaja ka nevojë për më shumë hekur për zhvillimin e fetusit. Nëse nuk merrni mjaftueshëm hekur nga dieta ushqimore ose suplementet, mund të keni mangësi.Simptomat që paralajmërojnë për mungesë të hekurit:Lodhje ose dobësi
Zbehje ose zverdhje të lëkurës
Vështirësi në frymëmarrje
Marramendje
Dhimbje koke
Rrahje të shpejta zemre
Dhimbje kraharori
Duar dhe këmbë të ftohta
Thonj të brishtë (thyhen shpejt) dhe rënie të flokëve
Gjendja Pica (keni dëshirë për të ngrënë gjëra që nuk janë ushqime, si akull, dhe’, baltë etj
Ënjtje të gjuhës
Nevojë për të lëvizur këmbët kur jeni shtrirë
Duke qenë se këto mund të jenë simptoma edhe të gjendjeve të tjera, flisni me mjekun për të përcaktuar diagnozën./shendeti/
.