Skip to content

Arjan Çani: Berisha e Meta menduan se mund të sfidonin SHBA, në vend të ulnin kokën. Ja si përfunduan

Gazetari Arjan Çani thotë se tendencat herë pas here sovraniste të Ilir Metës dhe Sali Berishës në raport me SHBA-të, kanë sjellë edhe dy zhvillimet e fundit lidhur me ta.

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Çani tha se Meta dhe Berisha nuk janë antiamerikanë, por herë pas here kanë bërë rezistencë.

Meta njësoj si Saliu, u munduan të krijojnë në Shqipëri një lloj politike sovraniste.

Për herë të parë, shfaqën tendenca të një lideri sovranist. Kjo gjë në Europë dhe në Amerikë është fare e natyrshme. 

A do të ketë Shqipëria një parti sovraniste? A ka njeri këllqe ta bëjë këtë gjë”?

Këta që tentuan, po ikin. Ilir Meta dhe Sali Berisha mund ta kishin mirë me amerikanët nëse do të ulnin kokën, këta u kanë dalë kundër.

Meta ka pasur vite të tëra fërkime me Donald Lu-në. Nuk janë antiamerikanë.

Por duan të bëjnë rezistencë herë pas here. Ja ku përfunduan, njëri është non grata, tjetri pritet të shpallet”, tha ai.

Sipas tij, SHBA do të shpallë non grata presidentin Ilir Meta duke qenë në detyrë.

Nëse amerikanët morën vendim për Berishën nuk e kuptoj pse nuk duhet ta marrin për Metën.

Berisha dhe Meta të dy bashkë janë anatemuar dhe i janë hedhur publikut si një qenie e vetme politike me qëllim të përbashkët.

Po të ndjekësh logjikën e komunikimit publik Meta dhe Basha, për Ramën dhe jo vetëm, janë bashkë.

Por unë kam një parashikim tjetër. Ju do ta merrni vesh sa të mbërrijë në kushtetuese çështjen.

Amerikanët do ta shpallin non grata Metën duke qenë president dhe kjo do jetë perla.

Ata nuk e fshehin më lojën, po luajnë hapur”, tha Çani.