Skip to content

‘Bekoi Albin Kurti’ aktivistët në Kosovë thumbojnë kryeministrin me mbishkrimin në derën e kishës: Simboli shovinizmi bëhet faltore

Disa aktivistë të Partisë Socialdemokrate të Kosovës kanë fshirë mbishkrimin në anglisht që ishte vendosur në derën e kishë e cila ndodhet brenda kampusit të Universitetit të Prishtinë.

Aty shkruhej në gjuhën angleze “Jezusi urren serbët”, dhe ende nuk dihet se kush është autor i këtij mbishkrimi, por ditën e sotme aktivistët e PSD-së e kanë fshirë duke e zëvendësuar me ‘Simboli i shovinizmit bëhet faltore. Bekoi: Albin Kurti”.

Sipas Express, dje për herë të parë pas gati 23 vitesh në këtë kishë u mbajt një meshë fetare. Siç njoftoi Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit, liturgjia u mbajt nga Peshkopi Teodosije. Ky veprim i Kishës Ortodokse Serbe ngjalli reagime të shumta në Kosovë, e madje u konsiderua provokim.

/faxweb