Presidenti i vendit Ilir Meta ka dalë në një konferencë të parë me gazetarët, pas vendimit të Kuvendit për shkarkimin e tij. Meta u pyet mbi memorandumin e SHBA-së për të sekuestruar pasuritë e personave të korruptuar, ku tha se e mbështet plotësisht një nismë të tillë.
“Nuk kam asnjë emër, mund tiu them që kemi bërë publike marrëveshjen e ekstradimit, dhe mbështesim çdo iniciativë për luftën ndaj korrupsionit”, tha Meta.
Gjatë konferencës me gazetarët, Meta tha se ai në cilësinë e presidentit ka penguar çdo veprim që mund të cënonte sovranitetin e republikës.
“Presidenti ka penguar çdo veprim dhe tentativë për të sulmuar sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Shqipërisë, për interesa të vetëm shqiptarëve jo. U mësuan keq me 120 deputetë, dhe nuk bashkëjetojnë dot me mendimin ndryshe, me llogaridhënien, në një vend normal.
Të gjithë e dime se kush e nxiti dhunën në Shqipëri, kush e nxiti dhunën në Kavajë, në Elbasan, se kush i zvarriste ato dosje dhe kush e planifikonte atë dhunë që ta shtrinte në të gjithë Shqipërinë. Unë për të gjitha këto çështje i mirëkuptoj, dua të ritheksoj rëndësinë e çeljes së negociatave, pavarësisht të gjitha problemeve që të gjithë ne e dimë”, tha Meta gjatë fjalës së tij.
(E.K/Faxweb.al)
…
/faxweb
