Skip to content

VIDEO/ Fjalimi historik i Driteroit në Kongresin e vitit 1991 përballë një turme të “tërbuar” komunistësh që brohoriste ende “Parti-Enver!”

Ndarja nga Partia e Punës së Shqipërisë dhe lindja e Partisë Socialiste padyshim që ka një emër dhe ai është Dritëro Agolli.

Ky i fundit,  në Kongresin e 10-të të PPSH mbajti një fjalim të guximshëm dhe historik i cili shënoi njëkohësisht  shndërrimin dhe krijimin e Partisë Socialiste.

Në vitin 1991, shkrimtari i madh doli përballë një turme të “tërbuar” që brohoriste “Parti-Enver!” duke folur për ndarjen përfundimtare nga komunizmi dhe nisjen e një ere të re në PS dhe politikën shqiptare.

Kritikat e Agollit nuk u pritën mirë nga pjesëmarrësit të cilët në kor e kundërshtuan duke thirrur: “Parti Enver, jemi gati kurdoherë”.

“Ju ma vërtetuat mendimin tim, të fshehur në vetvete, se Partia e Punës nuk rinovohet nëse ju bëni kështu. Vërtitjet tuaja jashtë çdo civilizimi dhe jashtë çdo kohe të qytetëruar janë pasqyrë e një partie që është e shtrirë në shtrat dhe po jep shpirt”, u shpreh Agolli.

Pas disa minutave brohoritje dhe kundërshti me thirrje komuniste, Agolli qëndroi i qetë dhe i pa lëvizur në foltore duke iu kthye të pranishmëve: Ç ’ishte gjithë ky Pazar njëherë. Ju jeni si në vitin 1948 të gjithë”.

Pas këtij fjalimi, PS u detyrua të transformohej megjithëse vendi gjendej në një moment të vështirë dhe delikat.

Më poshtë po përcjellim momentet kulminante të kësaj fjale të thënë në vendin dhe kohën e duhur nga ati i Partisë Socialiste. (TemA)