Gjatë sulmeve të armatosura në qytetin Beni në Republikën Demokratike të Kongos, gjatë tre javëve janë vrarë 150 civilë.
Në një deklaratë të përbashkët, një grup ligjvënësish dënuan kryeministrin e Republikës Demokratike të Kongos, Jean Michel Sam Lukonde, për dështimin për t’iu përgjigjur dhunës dhe i bënë thirrje të mbështesë civilët që i mbijetuan dhunës dhe po luftojnë për mbijetesë në Beni.
Pjesa lindore e Kongos, ku kufizohet me Ruandën, Ugandën dhe Burundin, është bastion i sulmeve dhe përplasjeve nga grupe të armatosura që për 20 vjet po përpiqen të kontrollojnë burime të tilla si ari dhe kobalti.
Mijëra civilë humbën jetën në sulmet e grupeve të armatosura.
