Skip to content

Zgjedhja e Shqipërisë anëtare e Këshillit të Sigurimit, Ditmir Bushati i njeh meritën diplomacisë ndër vite: Rezultat i punës së palodhur

Ditën e sotme Shqipëria ka bërë një arritje historike, teksa është zgjedhur anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në lidhje me këtë arritje të madhe të vendit tonë ka reaguar dhe ish-Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ka vlerësuar për këtë sukses punën e diplomacisë shqiptare ndër vite.

“Ulja në Këshillin e Sigurimit UN është një përgjegjësi serioze, politikisht dhe moralisht. Që nga anëtarësimi në UN në 1955, Shqiperia u zgjodh sot për herë të parë në Këshillin e Sigurimit. Ky është një rezultat i punës së palodhur gjatë gjithë viteve të diplomacisë shqiptare!” shkruan Bushati. 

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb