Skip to content

Dy ditë para zgjedhjeve për kreun e ri të PD-së, Bujar Nishani bën paralajmërimin e fortë: Nëse nuk gjej emrin në listë do të …

Kreu i Keshillit Kombetar te PD-se, Bujar Nishani ka paralajmeruar padi ne gjykate nese nuk e gjen emrin ne listen e votuesve demokrate per kreun e ri te selise blu.

Dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së, ku në garë janë katër kandidatë. E ndërsa ditët e fundit, Jemin Gjana që është kryetar i Komisionit Zgjedhor ka folur disa herë për listat, dy javë më parë në media qarkulloi një lajm që Bujar Nishani, i cili është kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së nuk e ka emrin mes atyre që do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e ri.

Por si qëndron e vërteta dhe çfarë komenti ka vetë Nishani? “Nëse është edhe kjo pastaj…. Duhet të jem sepse kur kam lënë zyrën e Presidentit të Republikës, jam paraqitur menjëherë në seksionin e lagjes, kam marrë teserën e PD-së.

Nëse nuk është emri do ta çoj në gjykatë, por jo në gjykatën e partisë, pasi PD nuk ka gjykatë. Statuti parashikohet që të ketë gjykatën e partisë, komisionin e Apelimit, dhe prej 4 vitesh është emëruar vetëm kryetari” tha sonte ai.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb