Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar struktuarat e Partisë Socialiste, në lidhje me punësimet jashtë kritereve të konkurrencës e meritës, ku theksoi se ky fenomen duhet të marrqë fund përgjatë mandatit të tretë.
“Një shumicë që nuk i përgjigjet me kohë e cilësi çdo qytetari, nuk e çon dot këtë vend në atë nivel ku Shqipëria kërkon të jetë, mund të jetë, dhe do të jetë. Ta ndajmë mendjen, po e dëshirojmë Shqipërinë në majën ku shqiptarët na zgjodhën për herë të tretë, ta shpëtojmë këtë vend nga punësimet në shtet jashtë kritereve të konkurrencës e meritës. Ju takon të gjithëve këtu. Unë s’kam asnjë motiv më të madh, për të dhënë edhe më shumë se sa ky, i çlirimit të ministrive, institucioneve, agjencive, departamenteve, bordeve, nga tentakulat e interesave që mbrohen në emër të partisë e elektoratit, por gërryejnë shtetin dhe pengojnë vetë misionin e PS. Faleminderit për duartrokitjet por më shumë dua të bindem gjatë rrugës se kjo për ju është vijë ndarëse, mes të qenit socialist apo tradhtar i PS. Hapa që keni hedhur me rekrutimet e mësuesve, policëve, shërbimin civil janë domethënëse shumë krahasur nga sa e nisëm. Por pamjaftueshëm nga maja. Do të shtyjmë shumë më fort, përpara duke mbështetur pa rezervë çlirimin e mëtejshëm të sektorit publik nga parazitë, arrogantë injorantë me interesa politike, të falura në emër të PS gjithmonë”,
Gjithashtu Rama paralajmëroi dhe krijimin e një institucioni të ri të Këshillimit Kombëtar, ku theksoi se populli nuk duhet të dëgjohet një herë në 4 vjet, por çdo vit për çështjet ne interes kombëtar.
“Duhet që mandate i tretë të shënojë një hapje të re ndaj njerëzve të këtij vendi, duke i përfshirë me një institucion të ri, Këshillimit Kombëtar. Populli mos dëgjohet një herë në 4 vite, port ë paktën një herë në vit. Çështjet më interes të veçantë kombëtar, do këshillohemi me gjithë qytetarët, pa dallime olitike, fetare e krahinore që do të duan të shprehen përmes Këshillimit Kombëtar. Nuk është një ushtrim komunikimi ku shkojmë në Shqipëri, është institucion ndërveprimi, me shkrim, me gjithë qytetarët. Të gjithë ata që duan të përfshihen, duan të japin opinione, po me shkrim. Të na thonë poo se jo, për çka ne shtrojmë si alternativa, do përgatitemi këtë vjeshtë ta realizojmë, do mësojmë dhe ta përmirësojmë”, tha Rama.
…
/faxweb
