Skip to content

Gjendet i pajetë një 29 vjeçar në Shkodër, ka humbur jetën disa ditë më parë

Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në Shkodër. I ndjeri dyshohet të ketë humbur jetën disa ditë më parë për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike.

Njoftimi:

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 13.06.2021,  rreth orës 20:20, në një banesë dykatëshe të pabanuar  në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, është gjetur pa shenja jete  shtetasi A. D. 29 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë si pasojë  e perdorimit të tepërt të lëndëve narkotike.

Vijon puna për sqarimin e  plotë të rrethanave të ngjarjes.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb