Skip to content

Ditë e rëndësishme në Selinë Blu, pse nuk u lejuan të votojnë Agron Gjekmarkaj dhe Mark Marku për kreun e ri

Në Partinë Demokratike këtë të dielë janë zhvilluar zgjedhjet për kreun e ri të partisë, mes katër kandidatëve garues.

Dy kandidatët për deputet fitues në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj dhe Mark Marku nuk kanë mundur që të shprehin vullnetin e tyre për kreun e partisë.

Marku dhe Gjekmarkaj janë paraqitur pranë qendrës së votimit në orën 19:20, por komisionerët nuk kanë pranuar që ato të votojnë, duke theksuar se në orën 19:00 pranë qendrës së votimit nuk ka pas asnjë votues ndaj dhe procesi është cilësuar i mbyllur.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb