Skip to content

Xhelal Mziu: Me fitoren spektakolare të Bashës, tani e kemi të sigurtë se do e mundim Ramën

Xhelal Mziu ka reaguar i kënaqur, për fitoren “spektakolare” të Lulzim Bashës në Dibër, zonë të cilën e drejton pikërisht Mziu.

“Fitore spektakolare e kryetarit Basha, në Dibër mbi 98% e demokratëve dibranë besojnë tek lidershipi i tij.  Në rang Qarku Dibër, Basha merr mbi 95% të votave.

Falenderoj përzemërsisht të gjithë demokratët e qarkut Dibër.

Fiton bindshëm në rang vendi, demokratët e Shqipërisë besojnë tek platforma Basha, dhe janë të gatshëm që ta rrëzojnë këtë të keqe që ka kapluar Shqipërinë.

Me liderin Basha, Shqipëria në Bashkimin Evropian shumë shpejt”, shkruan Mziu.