Skip to content

Mbërrijnë në Rinas 20 mijë doza AstraZeneca, të dhuruara nga Greqia

Sot kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” 20 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, të dhuruara nga Greqia.

Lajmin e njoftoi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në rrjetet sociale.

“Mirënjohje qeverisë së Republikës së Greqisë për mbështetjen. Solidariteti na bën më të fortë”, shkruan Manastirliu.