Partia Demokratike nuk ka shpallur ende zyrtarisht fituesin e zgjedhjeve për kryetar, por sikurse lexohej edhe përpara se anëtarësia të shkonte ne votim, por edhe nga rezultati paraprak, ai që do të vazhdojë të prije seline blu në betejet elektorale është Lulzim Basha.
Ai ka marrë mandatin e trete si kryetar I demokrateve, ndonëse nga një pjesë e kryesisë dhe Kongresit Kombëtar pati pakënaqësi dhe kritika.
Sipas këtyre zërave, Basha pas humbjes së shumë betejave eleltorale përball Ramës duhet të ishte larguar nga Partia dhe të mos kandidonte më fare.
Megjithatë përkundër gjithckaje dhe pretendimeve për parregullsi në zgjedhjet e 13 qershorit, teksa shumë anëtare nuk e kanë gjetur veten në listat, nga të dhënat paraprake Basha ka marrë rreth 81% të votave. Agron Shehaj, mori 14.8 përqind të votave, Edit Harxhi 2.4% dhe me 1.8 përqind Fatbardh Kadilli.
Mbi 41 mijë anëtarë nga 75 mijë në total morën pjesë në zgjedhjet për kryetarin e PD.
