Maturantët e Fierit duket se janë bindur nga vendimi i komunikuar nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi për uljen e kufirit minimal të çdo note për testin e Matematikës.
Pasi hynë brenda DAR në Fier dhe kanë komunikuar më një përfaqësues të institucionit, maturantët kanë ndalur protestën.
Ata gjithashtu janë tërhequr nga vendimi për të bojkotuar ditën e nesërme provimin me zgjedhje.
“Shpresojmë mos jenë fjalë të kota, të gjendet zgjidhje”– thanë maturantët pasi mbyllën protestën.