Skip to content

Certifikimi i zgjedhjeve në PD, reagon për herë të parë Agron Shehaj: Kërkova të sjell frymë dhe qasje të re në politikë

Agron Shehaj ka reaguar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike.

Kandidati i votuar më shumë pas Lulzim Bashës, shpreh falenderim ndaj demokratëve që zgjodhën ta mbështesin.

“Ju falenderoj me gjithë zemër të gjithë ju demokratëve që më votuat.

Ju jam mirënjohës juve dhe gjithë qytetarëve që më besuan dhe më mbështetën për të sjellë një frymë dhe qasje të re në politikë.

Ndihem pafund mirënjohës ndaj vëzhguesve dhe ekipit që punoi me mua këto tre javë”, shkruan Shehaj. (TemA)