Skip to content

Shkoi në mal për të mbledhur bimë medicinale, gjendet i pajetë 72-vjeçari në Lukovë (Dyshimet e para)

Një person i pajetë është gjetur paraditen e sotme në fshatin Lukovë të Sarandës.

Viktima është identifikuar si Dhiogjen Boçi, 72 vjeç, i cili raportohet se kishte dalë për të mbledhur bimë mjekësore në mal.

Shkak i vdekjes dyshohet se është bërë rrëzimi aksidental nga një shkëmb në mal, ndërkohë që pritet të bëhet ekspertiza e trupit të viktimës për të zbuluar më tej mbi rrethanat e vdekjes.

Ambulanca ka bërë transportimi i trupit të viktimës për në morgun e Sarandës.

/faxweb