Skip to content

Aksident në Maminas, zjarrfikësja në shpejtësi e sipër përplaset me një autoveturë

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në Maminas, ku sipas informacioneve paraprake raportohet se një zjarrfikëse është përplasur me një autoveturë.

Zjarrfikësja në shpejtësi e sipër nuk ka mundur të frenojë kur automjeti i ka dalë përpara në kthesë.

Nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme material. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbadhjen e rrethanave të aksidentit.

 

/faxweb