Skip to content

RENEA ‘raprezalje’ makinave të shtrenjtanë Elbasan, rrjetës nuk i shpëton as ‘Cadillac-u’ luksoz, kontrolle blic dhe nëpër lokale

RENEA po kryen kontrolle të shumta në qytetin e Elbasanit, ku janë ngritur disa pika kontrolli. Të gjitha makinat luksoze janë vënë nën lupën e e kontrollit të Forcave Renea. Burime bëjnë me dije, se kontrolle janë duke u kryer edhe në zonën e Bradasheshit, aty edhe ku ka banesën i shumëkërkuari Talo Çela.

Nuk dihet nëse ende është kontroll rutinë, apo blutë kanë pasur informacione se në këtë zonë fshihej Çela, person i cili i ka shpëtuar disa operacione të forcave RENEA.

Operacioni është kryer në mënyrë të fshehtë. Mësohet se në këtë operacion që është ende në vijim nuk ka marr pjesë asnjë efektiv i policisë së  Elbasanit, por vetëm efektivë të RENEA-s

/faxweb