Skip to content

Rikonfirmimi i Bashës në PD, Agron Shehaj pranon rezultatin: Heqja e emrave nga listat dhe moslejimi i komisionerëve ndikuan në rezultat, por me Bashën…

Agron Shehaj, një ndër sfidantët e Lulzim Bashës në garën brenda partisë, ka folur pas rikonfirmimit të këtij të fundit në krye të PD-së. Teksa shprehet se me Lulzim Bashën nuk janë ndarë ndonjëherë, Shehaj citon parregullsitë që ndikuan në rezultatin e garës në PD.

Sipas tij heqja e emrave të caktuar nga listat e votimeve si dhe moslejimi i vëzghguesve në qendrat e votimit kanë bërë që 15% e votave të marra prej tij të mos reflektojë mbështetjen që ai ka në PD.

Megjithatë Shehaj theksoi se ai pranon rezultatin e zgjedhjeve dhe do të vijojë rrugëtimin politik në PD.

“Rezultati ishte ishte i qartë. 15 % nuk prezanton mbështetjen që unë kam në anëtarësinë e Partisë Demokratike. Ka pasur parregullësi, duke fillluar që nga heqja  emrave nga listat e votuesve si dhe nga moslejimi i vëzhguesve të mi në disa nga qendrat e votimit.

Me Bashën nuk jemi ndarë ndonjëherë, unë vazhdoj të jem pjesë e Partisë Demokratike edhe pas kandidimit.

Të them të vërtetën, pothuajse të gjithë deputetët, të gjithë kryetarët e degëve nuk kanë qenë me mua. Nuk gjykoj askënd për këtë, secili vendos vetë sipas asaj që mendon”, tha Shehaj.

/faxweb