Mbrëmjen e djeshme, rreth 6 mijë doza të vaksinës BioTech/ Pfizer kanë arritur në Rinas. Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca tha se kjo ishte një dërgesë e bërë nga Austria me financim të Bashkimit Europian.
Më tej, ai theksoi se kjo bëhej për të imunizuar popullsinë dhe se mbështetja ndaj Shqipërisë do të vazhdonte, ndërkohë që pritet që deri në fund të muajit gusht të arrijnë edhe 145 mijë doza të tjera të vaksinës.
“Pothuajse 6 mijë vaksina BioNTech / Pfizer të dërguara nga #Austria arritën në #Tiranë natën e kaluar, të financuara nga Bashkimi Evropian. Do të jenë 145 mijë të tjera që do të mbërrijnë deri në fund të gushtit. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë #Shqipërinë derisa të gjithë të jenë të sigurt”– shkruan Lugi Soreca.
…
/faxweb
