Skip to content

Biden pas takimit me Erdogan: Shumë i mirë!

Një takimi me dyer te mbyllura mes Erdogan dhe Biden në aneks të samitit të NATO-s u mbajt në Bruksel..

“Ishte një takim shumë i mirë,” tha Biden.

Pas takimit mes tyre, u mbajt një takim i delegacioneve të të dy vendeve.

Udhëheqësit e NATO-s u mblodhën në një samit të mbajtur me masa të shtuara sigurie në selinë e organizatës në Bruksel.

Gjatë samitit, presidentët dhe kryeministrat e 30 anëtarëve të NATO-s diskutuan një numër temash dhe zhvilluan një seri takimesh dypalëshe,.

Udhëheqësit e NATO-s diskutuan dhe morën vendime që mund të drejtonin organizatën për dhjetë vitet e ardhshme.

Samiti i fundit i liderëve të NATO-s u mbajt në dhjetor 2019 në Britaninë e Madhe.

Erdogan më parë u takua me presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministrin britanik Boris Johnson, kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe kryeministrin hollandez Mark Rutte.