Vijojnë kontrollet  e befasishme nga Renea  dhe nga Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjthshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me strukturat e DVP-ve në vend.

Kontrollet e befasishme  për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo me lëndë narkotike, si dhe për kapjen e disa personave që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura me parë në vend.

Aktualisht po ushtrohen kontrolle në Shkodër e në Fier, në ambiente, lokale dhe banesa ku dyshohet se mund të qëndrojnë në persona në kërkim, apo që posedojnë armë zjarri  e lëndë narkotike.

Në drejtim të forcave policore  janë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe drejtues të  strukturave vendore  përkatëse.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko