Skip to content

Armëpushimi zgjati vetëm 25 ditë, rikthehen sulmet në Gaza, Izraeli ”lan duart”: Na goditën të parët

Armëpushimi mes Izraelit dhe Palestinës zgjati vetëm 25 ditë dhe tashmë dy vendet kanë nisur sulmet me raketa në drejtim të njëri-tjetrit.

Ushtria izraelite goditi objektivat në Gaza gjatë natës të mërkurën, thanë forcat izraelite, si një kundërpërgjigje për raketat që ishin hedhur drejt tyre.

Sipas forcave izraelite, raketat e hedhura nga Palestina ndezën zjarre të shumta në jug të vendit.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve gjithashtu raportoi sulmet ajrore në Khan Younis dhe tha se kishte vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz. Agjencia e lajmeve gjithashtu raportoi një sit tjetër në jug të qytetit të Gazës që ishte në shënjestër dhe tha se nuk kishte viktima nga të dy incidentet.

Sulmet ajrore janë të parat në Gaza që kur një armëpushim hyri në fuqi gati një muaj më parë, në datën 21 Maj. IDF tha se goditi komplekset ushtarake të Hamasit dhe vendet e takimit për brigadat Khan Younis dhe Gaza.

Vijon…

/faxweb