Policia dhe prokuroria e Vlorës kanë zbardhur ngjarjen e e rëndë të datës 4 qershor kur u vra për motive të dobëta në lagjen “Pavarësia” shtetasi Vasil Dervishaj 29 vjec.

 

Forcat e rendit dhe organi I akuzës kanë identifikuar autorët të cilët janë shpallur në kërkim si dhe janë arrestuar ne flagrance shtetasit të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.

 

Janë shpallur në kërkim dy autorët, të cilët dyshohen se kanë kryer vrasjen e 29-vjeçarit:

E.A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë;

A.C., 28 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.

 

Në vijim të veprimeve hetimore është kryer arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë,

Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.

.

Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar:

–     një armë zjarri kallashnikov model 56, me një krëhër me fishekë.

–     një gëzhojë armë zjarri, model 9 mm,

–     një pjesë predhe armë zjarri e dëmtuar.

–     si dhe një automjet tip “Audi”, me të cilin dyshohet se janë larguar autorët pasi kanë kryer krimin.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re