Skip to content

BE hoqi kufizimet, Rama: Ia dolëm edhe kësaj sfide, ne nuk ndalemi më

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi vendet e Bashkimit Evropian, hoqën kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë.

“Lajmi që prisnim.

Bashkimi Europian ka hequr kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore jashtë BE, duke përfshirë edhe Shqipërinë

Ia dolëm edhe kësaj sfide, sepse NE, SHQIPËRIA, NUK NDALEMI MË në ngjitjen tonë drejt majës ku e meritojnë fëmijët tanë”– shkruan Rama në Facebook. (TemA)