Skip to content

Hyri në lumë për të shpëtuar motrën, por u mbyt vetë, 10-vjeçari hero

 Historia dramatike e një 10-vjeçari në Amerikë po bën xhiron e mediave, ndërsa ai cilësohet si hero.

Vogëlushi u hodh dje në një lumë në Dakotën e Jugut për të shpëtuar motrën e tij, e cila po mbytej.

“People” shkruan se Ricky Lee Sneve u hodh lumin Big Sioux pasi motra e tij e vogël ra aksidentalisht në ujë. Mësohet se vogëlushët ishin në piknik me familjen e tyre. Ishte babai ai që u fut i pari në ujë për të shpëtuar motrën, ndërsa më pas u hodh edhe Ricky.

Djali arriti që të shtynte të motrën në breg e cila fatmirësisht mbijetoi dhe ndodhet në gjendje të mirë, ndërsa më pas vetë u zhduk nën ujë.

Turpi i tij u gjet pas disa orësh kërkimi nga një ekip palombarësh. Heroi 10-vjeçar ka prekur të gjithë botën.