Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Aksidentoi për vdekje 62 vjeçarin në Durrës, arrestohet shoferi i Audit

Durrës

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 21 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi ditën e sotme në Xhafzotaj, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D. Gj., 62 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtjeshme.

/faxweb