Skip to content

Padia e presidentit për teatrin, ironizon në gjyq përfaqësuesja e qeverisë: Kushtetuesja nuk vlerëson gjobat e një funsionari publik se pa shtrembër një njeri në rrugë

Ka nisur që prej paradites së kësaj të mërkure dhe është ende në vijim seanca e tretë në Gjykatën Kushtetuese, ku po diskurtohet mbi shembjen e Teatrit Kombëtar, ligjin special Fusha, si dhe vendimin e këshillit bashkiak të Tiranës që i dha vulën përfundimtare shembjes së godinës historike në zemër të kryeqytetit.

Gjykata zgjeroi dje objektin e hetimit, mbi vendimin e Këshillit Bashkiak, ndërsa sot pritet që të vendoset dhe për kërkesën tjetër të presidencës, që të pezullohet çdo lloj punimi mbi truallin ku ishte i vendosur Teatri Kombëtar.

Në fjalën e saj në seancë, përfaqësuesja ligjore e Këshillit të Ministrave, Elira Kokana ka theksuar se presidenti mund t”i drejtohet Gjykatës Kushtetuese vetëm nëse aktet normative janë në kundërshtim me Kushtetutën, duke ironizuar se nuk është detyrë e Kushtetueses të vlerësojë gjobat e një funksionari piblik se pa shtrembër një njeri në rrugë.

“Presidenti mund t’i drejtohet kushtetueses, nëse aktet normative janë në kundërshtim me kushtetutën. Interpretimi i rrezikshëm dhe vështire për një akt individual, që mund të ketë akt normues. Është drejtim i rrezkishëm, që Gjykata Kushtetuese të vlerësojë gjobat e një funksionari publik se pa shtrembër një njeri ne rrugë. Të shqyrtosh një akt me karakter normativ, e ta kalosh atë në individual, procedura është atipike. Pjesa më e madhe e ligjeve janë normuese.

Ligji objekt shqyrtimi nga presidenti, është akt individual.

Pse ka patur nevojën  për nje akt të tillë, ligji special. Është detyrim ligjor dhe vakum ligjor nga ana tjetër për kalimin e pronësisë.

Qëllimi i ligjit, për të krijuar krijimin e një marrëdhenieje publik-privat. Ligji ka humbur fuqinë e vet sepse marrëdhënia publik-privat ka humbur marrëveshjen. Pronari, bashkia, ska ndërmend të ndërtojë një godine të re për ta ndërtuar me marrëdhënie privat-publik, por publik-publik.

Kërkojmë të pushojë gjymkimin dhe pezullimin e akteve individuale dhe të rrëzojë kërkesat tipike në themel të paraqitura nga paditësi”, Kokona.

/faxweb