Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar të mërkurën mbrëma në lidhje me fitoren e thellë 3 me 0, që Italia arriti ndaj kombëtares së Zvicrës në stadiumin “Olimpiko” të Romës.
Në deklaratën e tij në rrjetin social “Instagram”, Ambasadori i BE në vendin tonë deklaroi se ishte krijuar një “Atmosferë e jashtëzakonshme në ‘Sheshin Skënderbej’ pas fitores madhështore të Italisë”.
Ndërkohë, Soreca ka publikuar edhe një foto nga sheshi, ku shihet në në shoqërinë e Ambasadorit Italian në Tiranë, Fabrizio Bucci dhe mbështetës të tjerë të flaktë të kombëtares italiane.
Gjithsesi, Italinë kryesoi në ndeshje pasi shënoi 2 herë Locatelli dhe 1 herë Immobile, teksa Zvicra ishte pothuajse inekzistente në fushën e blertë, me një ndër performancat më të dobëta në vitet e fundit.
Me 6 pikë në krye të grupit A, Italia bëhet përfaqësuesja e parë e futbollit që kualifikohet nga grupet. Ndeshjen e fundit ndaj Uellsit, Italia do e luajë për të ruajtur vendin e parë ku i duhet vetëm një barazim.
Ndërkohë Uellsi qëndron në vendin e dytë me 4 pikë, ndjekur nga Zvicra me 1 pikë dhe Turqia pa asnjë pikë.
…
/faxweb
