Pas gjykatësit të Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj, një tjeter përfaqësues I rëndësishëm I sistemit të drejtësisë ka kaluar këtë të enjte sitën e vettingut.
 
Prokurori i Krimeve të Rënda, Dritan Prençi u gjykua si I përshtatshëm nga trupa gjykuesë e KPK-së për të vijuar ushtrimin e detyrës pasi gjatë hetimit të thelluar rezultoi pa problem ne deklaratat e pasurisë, kontrollit të figurës por edhe sa I takon vlerësimit të aftësive profesionale.
 
Dritan Prençi e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në rrethin e Tropojës.
 
Ai ka shërbyer për disa vite si prokuror dhe drejtues prokurorie në Tropojë, Kukës dhe Kurbin përpara se të emërohej në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë. Prençi është gjithashtu kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re