Skip to content

Vaksinimi i fëmijëve kundër Covid? Eksperti i imunologjisë: Të kryhet përpara se të nisë viti i ri shkollor në shtator

Vendimi për të realizuar vaksinimin e fëmijëve ndaj Covid-19, pritet që të marrë aprovimin në Komisionin e Imunizimit, dhe ky vaksinim kërkohet të bëhet para se të nisë viti i ri shkollor. Eksperti i Imunologjisë Genc Sulcebe, një nga anëtarët e këtij komisioni thotë se po shkohet drejt finalizmit.

Deri më tani për të bërë vaksinimin e fëmijëve, janë miratuar vetëm dy lloje vaksinash, përkatësisht Pfizer dhe Modena, por së fundmi është miratuar edhe Coronavac në Kinë. Grupmosha për të cilën bëhet fjalë për t’u vaksinuar është ajo e fëmijëve 12 deri në 16 vjeç. Eksperti Sulçebe, thotë se duhen vaksinuar edhe studentët.

Për vaksinimin e fëmijëve janë miratuar vetëm Pfzier dhe Moderna, ndërkohë që edhe Coronavac ka marrë miratimin në Kinë. Bëhet fjalë për vaksinimin e fëmijëve 12 deri 16 vjeç, por Sulcebe thotë se duhen vaksinuar edhe studentet.

Në fakt përse duhen vaksinuar fëmijët? Ka dhe një grup fëmijësh si ata me sëmundje kronike, obezët, të cilët pasi kalojnë covid sëmuren me një sindromë inflamatore të ngjashme me Kavasakin ndaj duhen mbrojtur.
Përveçse vaksina të jetë fakultative kërkohet me parë një analizë serologjike. Anëtarët e komitetit të imunizimit ndajnë mendime të ndryshme në lidhje me vaksinimin e fëmijëve, por gjithsesi Sulcebe thotë se ky vendim pritet të miratohet.

/faxweb