Skip to content

LAJM I FUNDIT/ E rëndë në Milot-Thumanë, shkrumbohet totalisht nga flakët mjeti i shefit të krimeve në Mirditë (Video)

Një mjet është përfshirë nga flakët në autostradën Milot-Thumanë, në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se mjeti i djegur është i Shefit të Krimeve në Mirditë, Imer Uka.

Mjeti i Shefit të Krimeve Mirditë është shkrumbuar totalisht, në afërsi të kryqëzimit të Patokut.

Paraprakisht vetë Uka është shprehur se mjeti ka filluar që të nxehej, ç’ka i ka dhënë mundësinë që të dalë në kohë pa pësuar dëmtime.

Megjithatë policia është duke hetuar të gjitha pistat e mundshme, edhe për shkak detyrës që Uka ka mbajtur për vite me radhë në komisariatin e Mirditës.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb