Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike Xhelal Mziu, në një postim në rrjetin social “Facebook” ka raportuar për kapjen e 300 kilogram kokainë në Durrës.
Pas raportimit në media të këtij lajmi, duket se Mziu, ka preferuar që të konkurojë me portalet për shpejtësinë e raportimit.
Teksa një qytetar i kërkon që të mos bëjë rolin e “qytetarit dixhital” por të merret me aksione konkrete politike, Mziu i është kundërvënë derisa e ka larguar nga rrjetet e tij sociale.
“Kamioni që vinte nga Maqedonia e Veriut për në portin e Durrësit kapet me 300 kg kokainë.
Gjatë kontrollit me skaner në Qafë-Thanë ka rezultuar i pastër.
Kamioni kishte për destinacion final Napolin në Itali.
Pas ndalimit të drejtuesit të kamionit, shtetasit maqedonas, Nazif Ajrovksi, në dëshminë e dhënë në polici, ky i fundit është shprehur se nuk ka pasur dijeni nëse në kamion kishte lëndë narkotike.
Nga ajo që dihet deri më tani është se lënda narkotike ishte vendosur në pjesë të ndryshme të kamionit.
Kurse pjesa më e madhe e lëndës narkotike është gjetur ne sebrator”, njofton Mziu.
