Policia amerikane ka arrestuar një ushtar pasi ka vjedhur një automjet të blinduar të Gardës Kombëtare dhe ka dalë duke bërë xhiro si i çmendur nëpër qytet.
Policia e ndoqi ushtarin për dy orë në një rrugë me trafik. Automjeti është marrë nga baza e Gardës Kombëtare Ford Pickett në Virxhinia të martën dhe është drejtuar me shpejtësi përmes kryeqytetit të shtetit, Richmond.
Në mediat sociale qarkullojnë video që tregojnë një duzinë me makina policore në ndjekje të ushtarit, i cili nuk ishte i pajisur me asnjë armë.
Nuk u raportua asnjë i lënduar. Ndjekja dramatike përfundoi kur shoferi e çoi automjetin në një rezervë qendrore dhe u rrethua nga policia.
Parker Slaybaugh@ParkerSlay89
This is INSANE! Someone has hijacked a “Tank-like” vehicle from Fort Pickett and just drove it by our apartment! This is on Broad Street in the Fan.
“Makina ushtarake, e cila nuk është një tank, eci me shpejtësi maksimale prej afro 40mph (65kmh),” tha rreshterja Keeli Hill.l.n.



