Skip to content

Merr flakë një banesë pranë konviktit në Elbasan, zjarrfikësja me shpejtësi në vendngjarje

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Banesa ndodhet pranë konvikteve.

Nuk dihet shkaku që ka sjellë flakët. Policia dhe zjarrfikësja janë nisur me shpejtësi drejt vendit të ngjajres për shuarjen e flakëve dhe për hetimin e rrethanave.

Mësohet paraprakisht se nuk ka persona të lënduar, gjithsesi pritet reagimi i Policisë që do të hedhë më shumë dritë për ngjarjen.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb