Skip to content

EMRAT/ Kush janë tre të rinjtë që qëlluan ndaj pronarit të ‘Orange Club’ në Sarandë, shkaqet e konfliktit

Policia ka arritur të identifikojë personat të cilët qëlluan ndaj biznesmenit Spiro Iljadhi në Sarandë.

Ata janë shtetasit: Andrea Çaushi 35 vjeç, Visi Çaushi 33 vjeç (vëllezër)  dhe Redjan 33 vjeç, të tre banues në Tepelenë.

Këta shtetas, rreth orës 03:50, në lagjen Nr.1, Sarandë, në afërsi të lokalit ‘Orange Club’ në pronësi të Iljadhit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin plagosur me armë zjarri këtë të fundit.

I plagosur ka mbetur dhe një kalimtar i rastit pushues në Sarandë por banues në Tiranë, Mario Jani 33-vjeç, shqiptaro-amerikan, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis autorëve të dyshuar dhe biznesmenit Iljadhi.

Nga ana e Policisë po punohet intensivisht për kapjen e tyre, vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/faxweb