Skip to content

INTEGRIMI, Rama në “Francë 24”: U mësova të mos habitem më me atë që mund të ndodhë në Bruksel. Ne duhet ta marrim dritën jeshile

Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për televizionin France24, ka folur mbi procesin e integrimit në BE.

Kreu i qeverisë tha se mendon se vendi i tij do të marrë dritën e gjelbër nga BE, por shtoi se asgjë nuk e surprizon nga Brukseli.

“Duhet thënë se në samitin para pandemisë, u vendos që të hapeshin bisedimet, më tej kjo u zgjat sepse duhej të merrej një vendim për të thirrur Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

Për fat të keq tashmë, unë u mësova të mos habitem më me atë që mund të ndodhë në Bruksel, sepse është një çështje e dinamikës së brendshme, një histori konsensusi që ndonjëherë është i vështirë, normalisht duhet ta marrim dritën jeshile duke mbajtur parasysh se ka një problem tjetër mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, sepse ne dhe Maqedonia e Veriut e presim së bashku këtë vendim dhe do të shohim nëse ky problem do të zgjidhet përpara samitit”, tha Rama.