Skip to content

Video/ “Lufta” me leva në Shëngjin u bë për ngacmimin e një vajze

Ky është momenti kur katër të rinj përplasen fizikisht me njëri-tjetrin në plazhin e Shëngjinit duke perdorur mjete te forta.

 

Konflikti nisi pas një debati me fjalë për një vajzë mes dy vëllezërve nga Kosova dhe dy nga Shëngjini e më pas agravoi në përdorim të grushtave dhe levave të hekurit.

 

Nga goditjet, morën plagë të shumta në trup të katër të rinjtë të cilët u dëguan në spital pwr ndihmë mjekësore.

 

Ngjarja ndodhi të dielën, ndërsa skena e rëndë u pa nga pushues të shumtë mes të cilëve dhe fëmijë që kishin zgjedhur plazhin e Shëngjinit për të pushuar.

 

Pavarësisht ndërhyrjeve të pronarve të biznesve rreth zonës por dhe pushuesve, përplasja fizike mes të vëllezërve nga kosova dhe atyre nga Shëngjini nuk u evitua.

 

Ndërkohë policia procedoi penalisht katër të rinjtë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje ”.