Një 30 vjeçar nga Librazhdi është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi gjate kontrollit iu gjeten dy mina C4 te lidhura me celular. Ne pranga ra Taulant Goli 30 vjeç.
Ai u arrestua nga blutë e komisariatit nr.6 ne zonën e Astirit. Në momentin e ndalimit iu gjetën minat që dyshohet se do të përdoreshin për një ngjarje kriminale.
Gjithashtu 30-vjeçarit iu sekuestruan edhe 3 aparate celulare, dy karta telefoni, si dhe rreth 300 gramë kokainë.