Skip to content

Vrasja e Caroline-s/ “S’ka burrë nënë që ma kundërshton këtë”, gazetari Zinxhiria tepër i revoltuar për fajësimin e shqiptarëve: Komuniteti me më shumë krime në Greqi nuk jemi ne por …

Korrespondenti i Fax News në Greqi, Shpëtim Zinxhiria ka qenë i ftuar këtë të hënë në emisionin “Me Xhaxhiun” ku ka dhënë më shumë detaje për vrasjen makabre të 20 vjeçares Caroline nga vetë burri i saj, një pilot 32 vjeçar.

Zinxhiria nuk e fshehu aspak pakënaqësinë me mediat e shtetit fqinj, të cilat fillimisht shkruan që vrasësit e Caroline ishin shqiptar.

Sipas gazetarit shqiptar, nuk është e vërtetë që shqiptarët janë komuniteti që kryen më shumë krime në Greqi krahasuar me numrin e popullsisë. Zinxhiria tha se ata janë serbët dhe për këtë “nuk ka burrë nënë që e kundërshton”.

“Në telefon kishte aplikacion që ndiqnin veprimet e njëri-tjetrit. Policia e bëri këtë për paaftësi. Pastaj bëri një manovër duke i hedhur fajin shqiptarëve. Pas tre dekadash mediat greke kthehen në periudhën më të errët. Ta ulësh imazhin e një kombi. Flakën këtu e hodhi media. Ka një ministër shtypi që e kontrollon. Prapë se prapëe media ka bërë siç i ka dashur qejfi. Këtu në Greqi kur raportohet për krime të të huajve, merren parasysh 10 komunitetet. E di kush ishin më të parët në raport me numrin e popullsisë, janë serbet. Nuk ka burrë nëne që ma kundërshton këtë”, tha Zinxhiria.

Ndër të tjera, gazetari bëri thirrje që shqiptarët të marrin atë që meritojnë në Greqi, duke theksuar po ashtu se imazhi i një kombi nuk duhet të ulet në atë mënyrë.

“Ne kur themi të huajt të kemi parasysh që në Greqi ndodhen emigrantë të 124 vendeve të botës. Reagimi që bëri komuniteti shqiptar për këtë akuzë ishte i menjëhershme. Jemi akoma në steriotipizim. Çdo komb ka të mirët dhe të këqinjtë. Populli shiptar duhet të marri atë që meriton në Greqi. Ne jemi të fundit për krime. Si und të ulësh imazhin e një kombi. Ky denohet sot për dy krime, vrasje dhe mashtrim. Mua më shqetëson fjala e ksaj zv/Prokurorja. Kur drejtësia dërgon mesazhe të kësaj natyre”, tha ai.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb