Një zjarr i madh ka rënë në kullotat në Lunxhëri të Gjirokastrës. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme nga një bari i zonës.
Bëhet e ditur se flakët kanë përfshirë kullotat poshtë fshatit, duke dëmtuar rëndë zonën që shërben për bagëtitë.
Paraprakisht bëhet e ditur se deri tani janë djegur 1 hektarë me kullota.
Ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses ka bërë që flakët e vihen nën kontroll.
Policia e Gjirokastrës ka identifikuar dy autorë dhe po punon për kapjen e tyre.
