Skip to content

Rreth 300 chartera priten ketë sezon në Shqipëri

Promovimi i madh që i është bërë Shqipërisë turistike ka bërë që këtij sezoni për herë të parë numri i charterave që pritet të ulen në aeroportin Nënë Tereza të arrijë një shifër rekord, rreth 300 të tillë. Behët fjalë për avionë të cilët do të sjellin turistë të huaj nga e gjithë bota.
 
“Turoperatoret më në zë kanë lidhur kontrata me partnerët e tyre në vende të ndryshime dhe ky fakt ka bërë që ka nga ata që do të ulin deri në 5 chartera gjatë një jave. Kjo shifër është impresionuese dhe mendojnë se deri në fund të sezonit numri i charterave që do të ulen në aeroportin tonë do të jetë mbi 300 të tillë; -thotë Leonard Maci, përfaqësues i Agjencisë Kombëtare të Turizmit.
 
Nga ana tjetër heqja e vizave me një sërë vendesh të largëta pritet të japë ndikim në këtë situatë.
 
“Nëse do t’i referohemi heqjes së vizave me Kinën për një periudhë 8 mujore mund të themi se kemi një rritje të numrit të këtyre turistëve që vijnë në vendin tonë, e njëjta situatë është edhe me disa nga vendet rusishtfolese. Sfida më e madhe e autoriteteve është përballimi i akomodimit të turistëve. Ndaj dhe qeveria pritet të zbatojë nismën e saj për investimet strategjike në këtë sektor, duke stimuluar ndërtimin e hoteleve me 4 dhe 5 yje.”
 
Një vit më parë numri i turistëve arriti në 5 milionë, ndërsa këtë vit Ministria ka pritshmëri që rritja e tyre do të jetë minimalisht me 15 % më shumë.