Është arrestuar mbrëmjen e sotme në Greqi bullgari i cili përdhunoi pak ditë më parë pastrusen 50 vjeçare shqiptare, të cilën e kapi mezor nga ashensoi dhe e futi në shtëpinë e tij.
Sot ne oret e vona policia greke ka bere te mundur arrestimin e autorit që përdhunoi tre ditë më parë gruan shqiptare e cila po pastronte shkallen e pallatit në Kato Petralona në Athinë, njofton Shpetim Zinxhiria, korrespondenti i Fax News ne Greqi.
Ai u arrestua në Neo Filadelfia të Athinës, sot 22/06/2021 nga Policia e Nën-Drejtorisë së Sigurisë së Athinës në bashkëpunim me OPKE, në detajet e të cilit ishte lëshuar një urdhër arresti.
Bullgari 35-vjeçar u identifikua dhe u ngrit një çështje penale kundër tij për ndalimin e paligjshëm dhe përdhunimin e një pastruese 50-vjeçare nga Shqipëria, ndërsa ajo po pastronte në një ndërtesë apartamenti (19/06) në Kato Petralona.
(E.H/Faxweb.al)
…
/faxweb
