Është realizuar më së fundi telefonata e shumëpritur Zaev –Tcipras, prej së cilës pritet të dalë “tymi i bardhë” i emrit të ri të Maqedonisë.

Biseda mes tyre ka qenë një-orëshe dhe është zhvilluar në orët e mbrëmjes. Por rezultat përfundimtar nuk ka patur.

Ka qenë qeveria e Shkupit ajo që ka dhënë një deklaratë zyrtare mbi bisedën, duke thënë se një tjetër raund do të zhvillohet edhe nesër.

“Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot ka pasur bisedë telefonike 60-minutëshe me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Greqisë Aleksis Cipras. Biseda është realizuar mes orës 14:00 dhe 15:00 sipas kohës së Maqedonisë. Gjatë bisedës u diskutua për çështjet e mbetura dhe u shqyrtuan disa ide për zgjidhje. Gjatë ditës së nesërme do të vijojë edhe një bisedë telefonike”, thuhet në deklaratë.

Çështja përfunditare e emrit, pritet të zgjidhet pikërisht nga një telefonatë e tillë mes dy kryeministrave.   

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re