Skip to content

Rama kërkoi prishjen e saj, qeveria blen për 9 milionë dollarë ndërtesën karabina në Vlorë, qëllimi është shembja (Si u shtuan katet për të rritur vlerën)

Qeveria shqiptare ka shpenzuar plot 9 milionë dollarë për blerjen e  një ndërtese karabina në qytetin e Vlorës, e cila do të shëmbet menjëherë pas blerjes. Sipas gazetarit Klodian Tomorri blerja është bërë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me një vlerësim kostoje nga Bashkia dhe Instituti i Ndërtimit.

Sipas gazetarit ndërtesës karabina i janë shtuar kata vitet e fundit me qëllim vlerësimin sa më të lartë nga plani për tu shitur.

Prishja e ndërtesës është paralajmëruar dhe nga kryeministri Rama gjatë një vizite në Vlorë, i cili kërkoi shembjen e ndërtesës pasi prishte pamjen e sheshit në Vlorë.

Postimi i plotë i gazetarit: Vazhdojme vazhdimin

Qeveria sapo shpenzoi 9 milione dollare nga taksat e qytetareve per te blere nje ndertese karabina ne Vlore. Por nuk mbaron ketu. Pas blerjes, ndertesa do shembet. Dmth kane filluar te lajne te ndenjurat me kos.

Dhe e di kush e ka dhene idene? Nje studio private. E dini kush e ka bere blerjen? Fondi Shqiptar i Zhvillimit. E dini me ca procedure. Me pazar keshtu, me vleresim kostoje nga Bashkia dhe Instituti i ndertimit. Dmth FSHZH po na dalka institucion investues, qe mund te futet ne pazare sipas qejfit.

9 milione dollare per te blere nje karabina ne Vlore me procedura te cuditshme. Dhe e linin edhe te shtonte me kate, qe ta conin fiks rendshem faturen.

/faxweb