Ambasadorja Yuri Kim ka përshëndetur punën e KLGJ-së dhe KLP-së në drejtim të fuqizimit të shtetit të së drejtës.
Përmes një reagimi në rrjetin social Twitter, diplomatja e lartë amerikane në Shqipëri inkurajon institucionet për të thelluar përpjekjet duke nënvizuar suportin dhe garancinë e SHBA.
“”Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë tejkaluar shumë pengesa deri tani. SHBA mbështesin me forcë përpjekjet e tyre për të ndërmarrë veprime të rrepta por të nevojshme për të zbatuar standarde dhe për të vijuar duke bërë përmirësime, në mënyrë që reforma në drejtësi të bëhet gjithnjë e më e vërtetë për të gjithë shqiptarët”, nënvizon Yuri Kim.(TemA)
